FBI në aksion kundër krimit kibernetik

FBI ka kapur një nga domenet kriminale më famëkeqe të internetit www.darkode.com.
Në aksionin policor ndërkombëtar të përgatitur tashmë prej disa vitesh ”Shrouded Horizon” që lufton krimet më të rënda në fushën e krimit kibernetik, si dhe falsifikimin dhe shpërdorimin e kartave të kreditit, të drejtuara nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), në koordinim me Qendrën për Krimin Kibernetik të Europolit, janë arrestuar 62 persona, duke përfshirë tre qytetarë të Serbisë dhe një i ndaluar në Maqedoni, raporton AA.

Përveç policisë serbe në këtë operacion të gjerë morën pjesë edhe policia e entitetit të Republikës Srpska në BeH, Kanadasë, Australisë, Indisë, Brazilit, Izraelit, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Rumanisë, Kroacisë, Maqedonisë, Danimarkës, Suedisë, Letonisë, Qipros, Kosta Rikës, Kolumbisë dhe Nigerisë.

Sipas MPB të Serbisë, të dyshuarit akuzohen për krijimin dhe shkëmbimin e kriptolokerëve, mjeteve për sulme DDoS, software me qëllim të keq për të vjedhur informacione nga kartat e kreditit dhe për aktivitete të tjera kriminale kanë gjetur interes të përbashkët në forumet kriminale në internet.

Rasti ka marrë karakter ndërkombëtar pasi që FBI kishte informuar përfaqësuesit e shërbimeve policore të vendeve, shtetasit e të cilëve dyshohen si anëtarë të forumeve të internetit, www.darkode.com dhe www.darkode.me.

Ky aksion u parapri nga operacioni i Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Prokurorinë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar nën emrin ”Amex”, ku më 10 korrik 2015 u arrestuan 11 persona.

Të arrestuarit dyshohen se përmes forumeve kriminale dhe mjeteve të tjera të komunikimit nëpërmjet rrjetit të internetit, kanë ofruar shkëmbimin e të dhënave në kartat e komprometuara të pagesës të shtetasve të huaj, në mënyre që anëtarët tjerë të grupit të bëjnë kartat e kreditit të falsifikuara dhe dokumente biometrike të identitetit, të cilët kishin për qëllim marrjen e fitimit material deri më tani të sasisë të përcaktuar prej më shumë se tetë milionë dinarë (apo 66 mijë euro), të cilat përdoreshin në një dyqan me pakicë në Beograd, duke blerë mallra të kushtueshme teknike luksoze dhe të tjera që janë shitur më pas për para të gatshme në tregun e zi.

Oficerët e policisë pas kontrolleve përkohësisht kanë konfiskuar një sasi të madhe të pajisjeve teknike dhe të tjera të luksit, pajisjeve kompjuterike, si dhe një mjet për bërjen e kartave të rreme të pagesës dhe dokumenteve të identitetit.

FBI ka kapur një nga domenet kriminale më famëkeqe të internetit www.darkode.com, në të cilën është publikuar njoftimi për konfiskim duke publikuar emblemat e shërbimeve policore që morën pjesë në këtë aksion ndërkombëtar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT