FAZ: Konflikti midis BE-së dhe Amerikës, rrëzoi Qeverinë Kurti

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka raportuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas një mocioni votëbesimi, i iniciuar nga LDK-ja dhe mbështetur nga partitë opozitare.

Gazeta ka shkruar se zyrtarisht kishte polemikë për politikën e duhur për tejkalimin e krizës me koronavirusin. “Prapa skenave, ishte një konflikt ndërmjet BE-së dhe Amerikës”.

Sipas FAZ, Uashingtoni është duke bërë përpjekje për të bindur Prishtinën të pranojë një marrëveshje, të cilën e kundërshton Brukseli.

“Toni midis Shtëpisë së Bardhë dhe Qeverisë kosovare ishte rritur kohën e fundit. Donald Trump Junior kërcënoi se amerikanët mund të mbyllnin Camp Bondsteel, bazën e tyre ushtarake në Kosovë. Ky është një kërcënim jashtëzakonisht serioz, pasi ndjenja e sigurisë së shqiptarëve të Kosovës bazohet kryesisht në praninë ushtarake amerikane në vendin e tyre”, shkruan FAZ.

Gjermania dhe Franca u përpoqën të parandalojnë votën e mosbesimit, por nuk mund të mbizotëronin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com