Faqja e njohur e futbollit botëror, ‘Oh My Goal’ e cila ka 9 milionë ndjekës në rrjetin social “Facebook”, ka postuar një video të talentit kosovar, Bebart Selmani.
Selmani është nga Ferizaj, derisa edhe më herët kishte rënë në sy të të gjithëve që e kanë parë, shkruan GazetaBlic.
Ajo që është edhe më e rëndësishme të ceket, është fakti se ai është pëlqyer shumë edhe nga skautët e skuadrës së madhe gjermane, Dortmund.
Ai stërvitet me trajnerin Arsim Prepolli, ndërsa sipas të gjitha gjasave pritet të jetë një nga yjet e së ardhmes në futbollin evropian.
Bebarti nga faqja “Oh my goal” është cilësuar si Modrici i ardhshëm, edhe pse në futbollin tonë, ai gëzon epitetin e Messit të ardhshëm.
- Advertisement -