Faqet më të vjetra të Kuranit në Birmingham University

Testet sugjerojnë se faqet e Kuranit që gjenden në një universitet britanik mund të jenë një kopje e vjetër e mbijetuar e tekstit fetar, duke i dhënë atij “rëndësinë botërore të trashëgimisë myslimane dhe studimit të Islamit”, – u shprehën studiuesit.“Analiza e radiokarbonit zbuloi se pergamena në të cilën është shkruar teksti daton në vitet 568-645, kjo me 95 për qind saktësi”, – deklaroi një ekip nga Universiteti i Birminghamit.

Susan Worrall, drejtoresha e Koleksioneve të Veçanta të Universitetit, u shpreh se “testet kanë nxjerrë një rezultat emocionues, që kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për të kuptuar kopjet e hershme të shkruara të Kuranit”.

Dy faqe pergamenë, që kanë tekstin e shkruar me një shkrim të lashtë arab, i njohur si Hijazi, ishte lidhur gabimisht me faqe të tjera, që datojnë në fundin e shekullit VII.

“Këto faqe mund të na kthejnë në vitet e themelimit të Islamit”, – tha Brian Thoms, profesor i Marrëdhënieve ndërfetare në universitet. “Sipas traditës myslimane, profeti Muhamed ka marrë mësime midis viteve 610-632, vit i vdekjes së Tij”,- u shpreh Thomas. “Mësimet e Muhamedit në fillim ishin transmetuar gojarisht, por disa prej tyre u shkruan në pergamenë, gurë, gjethe palme dhe në shpatullat e deveve”, tha ai.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT