Familjarët e policit që vdiq nga COVID-19, raportojnë në polici Spitalin e Gjakovës

Më 17 korrik humbi betejën me COVID-19 polici nga Gjakova, Ilir Gjokaj, i cili ishte vetëm 39 vjeçar.

Familja e tij reaguan duke e kujtuar me shumë pikëllim policin, por nuk u ndalën me kaq.

Reporteri.net mëson se gruaja dhe motra e policit Gjokaj, ditën e djeshme kanë lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, duke thënë se dyshojnë në trajtimin që ka marrë në Spitalin e Gjakovës.

Sipas burimeve brenda Spitalit, familja po dyshon se Iliri nuk u trajtua si duhet dhe, sipas tyre, kjo solli deri tek humbja e jetës.

Iliri që la pas gruan me dy fëmijë, ishte hospitalizuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë që nga 10 korriku, ku vdiq pas 7 ditësh./Reporteri.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT