Familja shqiptare me dy gjakmarrje, rrezikon dëbimin nga Kanadaja

Një familje shqiptare, me gjashtë anëtarë, pretendon se është në gjak në dy raste dhe po lufton për të shmangur dëbimin nga Kanadaja pasi në Shqipërisë thonë se i pret vdekja. Familja Razburgaj ka bërë gati valixhet për t’u nisur të hënën drejtë Shqipërisë, por Departamenti i Drejtësisë po i lejon të qëndrojnë deri në rishikim të çështjes së tyre në gjykatën federale.

“Nuk më besohet”, thotë Lule Razburgaj, nëna e pesë fëmijëve, ku tre prej të cilëve kanë lindur në SHBA.

“Beteja kundër dëbimit dhe nxitimi për të bërë gati valixhet kanë qenë momente emocionuese dhe stresuese”, thotë ajo me lotët që i rrjedhin në faqe.

Bashkëshorti i saj, Pashko Razburgaj, një piktor, thotë se gjakmarrja e parë daton kur Shqipëria ishte ende në komunizëm, kur toka e familjes Razburgaj u konfiskua dhe iu dha një familjeje tjetër me emrin Pjetracaj (shtetëzimi i tokës dhe ndarja sipas Ligjit 7501).

Familja Razburgaj u përpoq të rimerrte pronën prej 3.5 hektarësh. Por, familja Pjetracaj refuzoi të pranonte një gjë të tillë duke hapur një konflikt mes dy familjeve.

“Ata na sulmuan me sopat dhe vëllai im e unë mbetëm të plagosur. Arritëm të mbijetonim nga ndërhyrje e disa anëtarëve të tjerë të familjes”, shkruan Pashko Razburgaj në dëshminë e tij para gjykatës.

Lule Razburgaj ishte shtatzënë kur nisi gjakmarrja. Në vitin 1999 ata udhëtuan për në SHBA ku shpresuan se do të jenë të sigurt. Por, dhuna nisi kur një tjetër gjakmarrje nisi. Këtë herë ishte në krahun e familjes së Lule Razburgajt. Në viti 2003, vëllai i saj, Gjon Pepaj, qëlloi për vdekje një ish-mikun e tij nga pas shpinë gjatë një grumbullimi në një kishë shqiptare afër Detroitit. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Një vit pas gjakmarrjes së dytë, Pashko Razburgaj la Shqipërinë për t’u bashkua me bashkëshorten e tij dhe fëmijët në Miçigan, ku një prej vëllezërve të tij kishte marrë statusin e refugjatit bazuar në një opinion politik.

Në Shqipëri, debatet në lidhje me pronësinë e tokës, kulmuan më 26 shtator 2010 ku pati një dyluftim me armë.

Pashko thotë një anëtar i ngujuar i familjes së tij është kundërpërgjigjur me zjarr familjes Pjetracaj. Një prej vëllezërve të Pashkut mori disa plagë dhe një anëtar i Pjetracajve mbeti i vrarë. Por, pati dhe një tjetër lajm të keq: Familjarët që pretenduar për statusin e refugjatit në SHBA, iu refuzua një gjë e tillë me argumentin se Shqipëria nuk është më shtet komunist dhe nuk mund të kërkohet azil politik.

Më 26 nëntor 2010, një muaj pas përplasjes me armë, Pashko dhe Lule Razburgaj bashkë me fëmijët hynë ilegalisht në Kanada. Sërish, si refugjatë kërkuan leje banimi të përhershme bazuar në rrethana humanitare dhe mëshire. Në janar të vitit 2013, bazua në besueshmërinë e marrjes në pyetje, gjykata e cilësoi historinë e familjes si të sajuar. Gjithashtu u tha se argumenti i gjakmarrjes nuk është përmendur asnjëherë në kërkesën për të qëndruar në SHBA.

Në përpjekje për të qëndruar në Kanada, ata e apeluan vendimin e gjykatës në gjykatën federale. Por, sërish humbën. Në shkurt të këtij viti gjykata federale u shpreh se Shqipëria është në gjendje të ofrojë mbrojtje për ta.

Familja Razburgaj tani ka mundësinë e fundit me rishikimin e dytë të çështjes së tyre. Seanca e parë e dëgjimit do të mbahet më 28 shtator.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT