Familja Seferi nga Skenderaj, dhuron 100 pako ushqimore për familjet nevojtare (FOTO)

Po vazhdojnë organizimet humanitare anë e kënd Kosovës në kohën e pandemisë Kovid 19 për familjet nevojtare. Një shembull të tillë e ka ndjekur edhe familja Ilir Hajzer Seferi, e cila jeton në Gjermani, duke dhuruar 100 pako ushqimore për familjet në Skenderaj, shkruan Drenica Press.

Këtë lajm për donacionin e familjes Seferi e ka bërë të ditur vet kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ku tha: “Sot pranuam 100 pako ushqimore për familjet në nevojë nga mërgimtari Ilir Hajzer Seferi, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Si kryetar i komunës në emrin tim dhe në emer të të gjithë qytetarëve të Skenderajt, e falenderoj z. Seferi për ndihmën e dhënë në këtë situatë në të cilen ndodhemi.

Gjatë ditës së djeshme komuna jonë ka bërë edhe shpërndarjen e disa ndihmave të dhuruara nga buxheti i komunës sonë për 87 familje të veteranëve dhe 30 thasë miell i ka dërguar në shoqatën HANDIKOS.

Apeloj familjet në nevojë të komunës sonë që të qëndrojnë në shtëpi deri sa t`iu vie radha për tu pajisur me ndihma nga ana e komunës apo nga donatorët.

Pasi të përfshihen me pako ushqimore të gjitha familjet me asistencë sociale ne si komunë kemi angazhuar administratorët e fshatrave që të bejnë identifikimin e familjeve që kanë nevoj për ndihmë dhe komuna sigurisht do tu dal në ndihmë.

Bejë thirrje për të gjithë donatorët që dëshirojnë t`u dalin në ndihmë qytetarëve të komunës tonë, këtë ta bëjnë përmes Komunës së Skenderajt dhe Qendres për Punës Sociale, në mënyrë që ndihmat të dhurohen në bazë të listave të familjeve në nevojë që QPS dhe komuna i posedon.

Gjithmonë në ndihmë dhe mbrojtje të shëndëtit të qytetarëve!

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com