Familja njofton për varrimin, të pamen dhe amanetin që ua la Nexhmije Pagarusha

Bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka vdekur sot në moshën 86-vjecare. Familja e saj kanë lëshuar një njoftim ku thonë se e pamja për Nexhmijen do të mbahet në Teahtrin Kombëtar, ndërsa varrimi i saj do të bëhet në fshatin Pagarushë të Malisheves.

Sipas protokollit të familjes, e pamja hapet në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë nga ora 8:00 deri në 17:00 nga data 08.02.2020. Nderimet e fundit këngëtarës mund t’i bëhen deri më datën 09.02.2020.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj.

E pas varrimit, e pamja do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri më datë 11.02.2020 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga 8:00 deri në 17:00.

Njoftim !

Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokolit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej ores 08:00 deri 17:00. 

Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.

Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar

4.

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe,Malisheve me rrethin e ngusht familjar sipas amanetit të saj të fundit

E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 poashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.

Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne , gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokolit familjar.

ME RESPEKT,

FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi”, njofton familja e të ndjerës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT