Zjarrfikësit në Fushë -Kosovës kanë intervenuar në një rast për të evakuuar një familje katëranëtaresh të bllokuar në një shtëpi të pëmbytur nga uji.

Lexuesit e IndeksOnlinet kanë dërguar pamje nga ky rast, ku zjarrfikësit kanë përdorur edhe varkën për të larguar familjen e cila kishte kërkuar ndihmë.

Kjo familje nga Fushë-Kosova, ka edhe një person të paralizuar dhe e kishte të pamundur të largohej me kohë nga shtëpia.

Evakuimi është kryer me sukses nga njësia e zjarrfikësve të Fushë- Kosovës./IndeksOnline/