Familja kërkon që trupi i Visar Begajt të dorëzohet në Kosovë

Familjarët e Visar Begajt, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e rrëzimit të aeroplanit dy ditë më parë në afërsi të Shkupit, kërkojnë që trupi i tij, pas procedurave ligjore, të kthehet në Kosovë dhe jo në Itali.

Familjari i tij dhe njëkohësisht kreu i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në një deklaratë për televizionin Alsat kërkon që ambasadat e Italisë dhe Kosovës të veprojnë sipas kërkesave të familjarëve.

Ndërkohë nga Instituti i Mjekësisë ligjore në Shkup, njoftuan se autopsia e trupave po vazhdon dhe se detajet do t’i kumtojë Prokuroria Publike.

Bazuar në të dhënat e MPB-së, aksidenti ka ndodhur katër minuta para aterrimit. Me grumbullimin e të gjitha provave, do të bëhen të ditura edhe shkaqet e rrëzimit.

Në aksidentin ajror humbën jetën gjashtë persona. Visar Begaj dhe pesë italianët po udhëtonin me aeroplanin e tyre privat që për destinacion kishte Prishtinën. Pasagjerët nga Trevizo e Italisë kishin tentuar të aterojnë në pistën e aeroportit të Shkupit për t’u furnizuar me kerozinë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT