Imami i njohur nga Tirana, Elvis Naci, ka qenë mysafir për iftar në familjen Jashari në Prekaz.
Paraprakisht hoxha i njohur i shoqëruar nga hoxha Osman Musliu ka mësuar nga Rifat Jasharin më shumë për luften e familjes Jashari për lirin e Kosovës, transmeton Drenicapress.info
Imami nga Tirana në ditët e Ramazanit ka qenë i pranishëm në shumë qytet të Kosovës duke predikuar ligjërata për fenë islame.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se është ndier shumë i nderuar që ka qenë në familjen Jashari.
“Një iftar i veçantë me Bacë Rifat Jasharin dhe Hoxhë Osman Musliun, pata nderin të vizitoj familjen Jashari dhe vendin ku ranë dëshmorët e familjes Jashari, lutjet i kemi bërë për të rënët duke qenë agjërueshem dhe i Madhi Zot na mëshiroftë të gjithëve!” ka shkruar Naci në profilin e tij në Facebook.