Familja Gjinovci nga Makermali presin drejtësi për dy vajzat e shtypura nga treni

    Ka më shumë që shtatë muaj që familja Gjinovci nga Makermali janë në pritje për të drejtën që besojnë që u takon, pasi në gusht të vitit të kaluar treni goditi për vdekje Enkelinën dhe Anjezëa Gjinovcin. Dy vajza të vogla të cilat po kalonin rrugën për të blerë diçka në dyqan.

    Prokuroria thotë së shumë shpejtë do të ngritët aktakuzë ndaj drejtuesit të trenit.

    Derisa familjaret thonë se janë duke pritur zbardhjen e plot të rastit. Tragjedia në Drenas e cila mori jetën e Enkelinës dhe Anjeza Gjinovcit në muajin gusht të vitit të kaluar ishte ndër ngjarjet që tronditi vendin, e sidomos familjarët.

    Dy vajzat 10 dhe 12 vjeç humbën jetën pasi një tren i ndërmarrjes “Ferronikeli” i cili po barte xehe i goditi ato.

    Ngasësi i lokomotivës ishte arrestuar nga organet kompetente, dhe dyshohej se shkaktar i aksidentit ishte shpejtësia mbi 80km/h, që ka arritur vozitësi, i cili ka qene vetëm me lokomotivë./Indeksonline/