Tre anëtarë të një familje britanike janë grushtuar në fytyrë dhe pjesë tjera të trupin deri sa e kanë humbur vetëdijen në një sulm përderisa ishin në pushime në një plazh të Tajlandës.
Pushuesit, përfshirë dhe një grua e moshës së mesme, u sulmuan nga disa burra më herët këtë muaj gjatë festimit të vitit të ri tajlandez, në Hua Hin, një qytet bregdetar përafërsisht tri orë në jug të Bangkokut, që është i populluar me evropianë të vjetër, transmeton Gazeta Express.
Pamje të kamera të sigurisë shfaqin një sulm të egër dhe të gjatë në rrugë, i cili fillon kur një i ri britanik i rrok krahët me një tajlandez, i cili po mbante shishe me vete, dhe i cili e shtyu dhe e rrëzoi në tokë britanikun për ta nisur rrahjen.
- Advertisement -