Familja Berisha: Na ndihmoni kemi nevojë për gjëra ushqimore e pelena për djalin 25 vjeç që është invalid

Familja Berisha nga fshati Smrekonic i Vushtrrisë po jeton në kushte të rënda.

E gjithë kjo situatë po e rëndon më së shumti nënën Bahrije e cila rrëfen për sfidat në të cilat po kalon.

Djali i tyre 25 vjeç nuk ecë e as nuk flet, kjo pasi që vuan nga sëmundje të ndryshme.

“Jemi shumë keq edhe për këtë muaj të Ramazanit. Me nga një pako ushqimore na ka ndihmu Kryqi i Kuq dhe Komuna. Po hjekim shumë, por njeri qenka më i fortë se guri. Djalin shumë shpesh e rrokë epilepsia, e hupë vetëdijen, na e shtyjmë me socialin e djalit të smutë, a ka ma vështirë? Burrin edhe me e thirrë dikush me punu e ka të vështire me pranu pasi që unë nuk mundem me u kujdes për djalin është i rritun 25 vjeç nuk mundem me e mbajt pezull vetë, nuk mundem me pastru vet është shumë shumë vështirë me u kujdes vetëm një njeri për të”, ka thënë ajo për Indeksonline.

“Shpesh herë del mbledh hekra sa për bukë, por zemra më digjet, edhe djalin smutë edhe mos më pas me honger a ka ma vështirë. Kur nuk kam pelena për djal i qes harrna, a ka ma vështirë, ky i madh tash”, thotë ajo tutje gjatë bisedës.

“Djali i ka 25 vjet është invalid. Nuk kemi të ardhuna po e shtyjmë me social të djalit, por edhe këtij po i duhen për barna, pampersa. Nuk është mirë me shendet e ka edhe epilepsinë. Kemi nevojë për miell, harq ushqime, tesha, çkado qoftë jemi shumë keq. Shtëpinë na e ka ndertu Megji Merovci, s’kemi të ardhuna kërkah tjeter”, ka thënë kryefamiljari Sherifi për Indeksonline.

Numri kontaktues për të gjithë ata që duan të ndihmojnë familjen Berisha

044 76 25 85

- Advertisement -

MË TË FUNDIT