Donald Trump në 24 orët e ardhshme pritet të bëj publike listën e paralajmëruar për faljen e të dënuarve në SHBA.

Një listë prej 100 personash flitet se është në planin e Trump për falje apo ulje të dënimeve.

Në këtë listë është edhe reperi i njohur amerikan, Lil Wayne. Ai ka qenë publikisht përkrahës i Trump në fushatë dhe duket se për këtë do të marr shpërblimin.

Wayne u shpall fajtor në gjykatën federale muajin e kaluar për posedim të paligjshëm të një arme.