Faleminderit SHBA!

Pa SHBA-në historia e kombit tonë do ishte më e zymtë

Shkruan: Fehmi Rama  /

Në truallin e Jugosllavisë shqiptarët ishin populli i tretë për nga popullsia pas serbëve dhe kroatëve, por jetonte i ndarë brenda federatës si në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe në  Kosovë me mbi 90% të popullësisë shqiptare e cila gëzonte një autonomi  të fituar vitin 1974 pas shumë përpjekjeve  të popullit të saj.

Këto toka i janë ndarë kombit shqiptarë nga trungu i tijë më shëmbjen e perandorisë otomane, fillet e gjithë kësaj janë në vendimet e Kongresit të Berlinit  (1878) ku Shqipëria trajtohej vetëm si term gjeografik. Viset e banuara me shqiptarë u ndanë ndërmjet disa shteteve, të cilat krijuan të ashtuquajturën Aleancë Ballkanike ne përbërje të së cilës ishin Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi. Këto shtete planifikonin ta sulmojnë Perandorinë Osmane dhe t’i sulmojnë tokat e banuara me shqiptarë. Planet e shteteve ballkanike u përkrahën nga Rusia, e cila priste që në atë mënyrë ta forcojë ndikimin e saj në Ballkan.
Shekulli XIX është koha e formimit të shtet kombëve,shqiptaret çdo herë janë dëshmuar për lufta, madje të sukseshme mbrojtëse dhe jo pushtuese. Lufta pushtuese ishin të prirur të bëjnë fqinjët e tanë të përkrahura nga vellëzerit e tyre rus dhe më një pajtim të heshtur të ndonjë aleati të tyre të asaj kohe.

Fan  Noli, në një bisedë personale me  ish-presidentin e SHBA-së T. Ruzvelt, merr një mesazh prej tij  në të cilin thuhet  “Shqiptarët i dua dhe i admiroj se janë një racë e vjetër dhe trima dhe se independenca e Shqipërisë duhet restauruar dhe garantuar nga fuqitë aleate.”

Fatëbardhësi për shqiptarët, përkrahja e parezervë e SHBA-ve

Fundi i luftës së Dytë Botërore kishte nxjerrë dy superfuqi jashtë kontinentit evropian atë të SHBA-ve dhe të BRSS-së. Evropa më nuk kishte ndonjë vend, më fuqi ekonomike dhe ushtarake të thirrej si më i fuqishmi në glob.

SHBA-të të  thirrura në liri demokraci dhe çlirim të popujve të robruar ,ndërsa BRSS-ja e motivuar për pushtim nënshtrim të popujve dhe përhapje të komunizmit.

Tani e tutje këto dy superfuqi do ndikonin në formsimin e rëndit të ri botëror.

Amerika çdo herë në çdo kohë dhe rrethanë ishte përkrahë shqiptarëve, kjo ndodhi dhe gjatë rexhimit komunist me shpresën se një ditë do të demokratizohej. “Nëse Bashkimi Sovjetik do të pushtojë Shqipërinë, pasojat ndërkombëtare do të jenë shumë të ashpra”, – u shpreh në mënyrë kategorike Presidenti John F. Kennedy. “Sovjetë mos e prekni Shqipërinë”, – iu drejtua ai rusëve. Kjo deklaratë e panjohur u bë më 29 nëntor 1962 nga ky i fundit.

Shqiptarët në shekullin e XXI hynë më një pozicion të ri,shumë më të favorshëm se në të kaluaren,më një fjalë fillon të hapet një kapitull i ri, kapitull i suksesit më një përkrahje të pakontestuar nga SHBA-të.

Demokracia dhe valët e saj në Botë rasti i shqiptareve

Demokracia dhe valët e saj në Botë,e prekin dhe vendin e shqiponjave. Shqipëria bëhet shtet plurarist, por veçmas në vitet e fundit të shekullit XX formësohet institucionalisht. Pas shëmbjes së sistemit piramidal përmes të cilit udhëheqja e asaj kohe premtonte kamata të volitshme dhe veprimëve të tjera të gabuara politikisht dhe kombëtarisht  e sjellin Shqipërinë buzë greminës. Fatos Nano ishte i dënuar nga sistemi pluralist në burg e viziton një i dërguar nga CIA-së i maskuar si prift. Megjithë rrugëtimin e vështirë dukej së treni tanimë ishte në binarë për të realizuar aspiratat e tyre shqiptaret.

Jugosllavia u shëmb Serbia proklamonte politikë të gëlltitjes së vendëve të fqinjëve të saj,mjerisht dhe të Kosovës në tërsi. Por ishte vendosmëria e SHBA-ve dhe ndërhyrjes së saj ushtarake në kornizën e NATO-s që shpëtoi popullatën e Kosovës nga gjenocidi serb. Ky aksion ishte paralajmëruar disa vite më parë nga President Xhorxh Bushi i parë kur ai ishte shprehur se nuk do ta linte Kosovën nën pushtimin serb. Presidenti Bill Klinton e bëri realitet këtë zotim me urdhrin e tij për një ndërhyrje ajrore në Jugosllavi e cila u bë në një mënyre forca ajërore e UÇK-së.

 Me ndihmën e Amerikës, populli i Kosovës u kthye dhe nisi të ndërtojë një shtet ligjor dhe të jetë e pavarur.

Presidenti Xhorxh W. Bush në Tiranë deklaroi se Kosova do të shpallet shumë shpejt si shtet i pavarur, çka u bë e vërtetë në 17 shkurt 2008. “Vota ime është për Kosovën” tha Xhorxh Bush nga Tirana sikundër dikur ishte shprehur në 1919 Presidenti Wilson nga Parisi “Vota ime është për Shqipërinë”.

Faleminderit SHBA!!!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT