Falcao kthehet te Monaco

Sulmuesi Radamel Falcao do të kthehet në Francë për të vazhduar karrierën e tij.

Monaco do të jetë përsëri shtëpia e tij për sezonin 2016/2017. Këtë e ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev.

Falcao edhe më herët ka qenë pjesë e Monacos, kur erdhi nga Atletico Madrid në vitin 2013. Pas një lëndimi ai pati shkuar në Manchester United, e më pas në Chelsea.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT