Fajon jep lajm të madh për Kosovën

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, LIBE, i Parlamentit Evropian i ka dhënë dritën jeshile propozimit për heqje të vizave për Kosovën.

Rezultati i votimit ishte: 25 pro, 24 kundër dhe dy abstenime.

Para fillimit të votimit për Kosovën, përfaqësuesja e posaçme e Parlamentit Europian për Kosovën në Komitetin LIBE, Tanja Fajon ka kërkuar nga anëtarët të votojnë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. shkruan Express.

Gjatë seancës u kërkua që votimi për Kosovën të shtyhet pasi që Kosova nuk i ka përmbushur kriteret e paraqitura nga Komisioni Europian, por kërkesa nuk u pranua nga kryesuesi i Komitetit./GazetaExpress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT