Fajdexhi e gjyqtarë, bashkë në krim

”Familja Gërbeshi nga Ropica e Vushtrrisë është një familje e dhunshme kriminale me lidhje të rëndësishme kriminale jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, por edhe në vendet tjera të Bashkimit Evropian”.

Ky është përshkrimi që prokurorja e EULEX-it, Neeta Amin, ia ka bërë familjes problematike nga Vushtrria, e cila për më se një dekadë aktivitet kryesor dyshohet se e ka fajdenë.

Pos fajdesë, pjesëtarët e familjes Gërbeshi janë të dyshuar edhe për detyrim, shmangie nga tatimi, tregti të ndaluar, kidnapim, lëndim të rëndë trupor, kërcënim, armëmbajtje pa leje e madje edhe për vjedhjen e shërbimeve komunale, përkatësisht vjedhjen e rrymës për kompleksin e shtëpive të Bekteshëve.

Dhjetë pjesëtarë të kësaj familjeje janë arrestuar mëngjesin e 25 marsit të këtij viti, derisa Prokuroria është duke zhvilluar hetime ndaj pesëmbëdhjetë personave, në mesin e të cilëve 13 anëtarë të familjes Gërbeshi dhe dy persona të tjerë që punojnë si ndërmjetësues për këtë familje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT