Udhëheqësi i Zyrës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në ZKM, Faik Fazliu, ka bërë të ditur se kur do të bëhet publikimi i listave të veteranëve për zonën Drenicës, Dukagjinit dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me njësitë vartëse.
Faik Fazliu ka bërë me dije se javën e ardhshme do të publikohen edhe listat për zonën Drenicës, Dukagjinit dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me njësitë vartëse.
Fazliu, në emisionin ‘’CLICK’ të RTV21, ka thënë se javën që vjen do të publikokohen lisat e veteranëve, lista këto të pa publikuara deri me tani.
Deri më tani janë publikuar listat e Zonës së Llapit, Shalës, Nerodimes, Pashtrikut dhe Karadakut.
Publikimi i tyre ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e ish-ushtarëve të UÇK-së ndërsa dje është mbajtur edhe një protestë para ndërtesës së Qeverisë.
- Advertisement -