Fahredin Spahija: Zake Prelvukaj po mashtron opinionin

sh drejtori i Galerisë së Arteve, Fahredin Spahija, përms një postimi në Fb, ka reaguar ndaj disa deklaratave të piktores Zake Prelvukaj , duke e akuzuar si mashtruese ….

Më poshtë postimi i plotë i z. Fahredin Spahija:

“Në një portal të Kosovës për kulturë lexova më herët, artikullin ku po thuhej se “Në qendrën botërore të artit, në Muzeun Caroussel du Louvre në Paris hapet ekspozita e artit e artistëve të shquar botërorë, e në mesin e të cilëve do të ekspozohen edhe pikturat e Zake Prelvukajt, piktores nga Kosova.”
Kurse vet Zake Prelvukaj kishte deklaruar në këtë artikull se, “Po ndihem shumë mirë. Është privilegj të jesh e propozuar nga kurator të dëshmuar ndërkombëtar, në këtë rast Monika Martins. Po arti është si lumi, deshte nuk deshte e merr rrugëtimin e vetë. Natyrisht po ndihem shumë mirë, sepse nuk është e lehtë kjo rrugë, sidomos për terrenin ku në bëjmë art. Marr pjesë me disa punime, teknikë e kombinuar”
Meqë jam fort i interesuar për sukseset e artistëve tanë në botë hulumtova pak rreth këtij “suksesi” dhe gjeta të vertetën që doli të ishte krejtësisht diçka tjetër nga ajo që informon artikulli përmes kallximeve të Zake Prelvukajt!
Fjala është për një galeriste virtuale (e jo kuratore e dëshmuar ndërkombëtarisht siç e thot Zake Prelvukaj) që ka krijuar një web faqe në vitin e kaluar (2014) dhe ky është organizimi i saj i dytë i cili fton artistët të bëhen pjesë e një Panairi te Artit (SALON ART SHOPPING CARROUSEL DU LOUVRE) duke paguar 350 euro per pikturen me format 50x50cm kurse 650 euro per nje pikture te formatit 90×90 cm (FEE 1 work maximum size 50×50 € 350 + iva, 1 work up to a maximum of 90×90 € 650 + iva.). Pra, artistët bëhen pjesë e këtij Panairi vetëm duke paguar shumën e caktuar për çdo pikturë të ekspozuar e nuk është fjalë për perzgjedhjen “e artistëve të shquar botërorë nga kuratori…” siç thot artistja dhe profesoresha në Fakultein e Arteve të Bukura të UP-së!
Pse ka nevojë Zake Prelvukaj të mashtrojë portalin dhe opinionin artdashës me dezinformime të tilla, duhet të tregojë ajo vet, por mund të them se ky nuk është rasti i vetëm kur, artistë tanë të ndryshëm shpesh, na japin informacione të fryra për të ngritur ‘rejtingun’ e tyre dhunshëm, në këtë shtet ku s’ka mbet më me besu në asnjë ‘sukses’ të krijuesëve tanë të artit nëpër botë, para se ai të vërtetohet mirë!”.

Konkursi i shpallur nga galeristja Monica Martins dhe kushtet e pjesemarrjes ne Salon Art Shoping “Carrousel du Louvre”

 Galeristja Monica Martins jep emrat e artisteve qe do te jene pjese e stendes se saj B38, ne Panairin e Artit “Carrousel du Louvre”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT