Fadil Nura u ofron bashkëpunim të gjithëve në Skënderaj, por jo koalicon

Kryetari i ri i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura (PDK), u ofron bashkëpunim partive tjera mirëpo jo edhe koalicion.

Nura u shpreh se nuk ka nevojë të bëjë koalicion me asnjë parti tjetër, pasi kanë shumicën e mjaftueshme.

Por që, Nura për Indeksonline thotë se, është i hapur për bashkëpunim me të gjithë në të mirë të komunës.

“Nuk kemi nevoj për asnjë koalicion, edhe me bë koalicon, kishim bë koalicion haptas. Ne e kemi shumicën në kuvend të mjaftueshme, shumicën e nevojshme, kështu që nuk kemi nevojë. Por ajo që është e rëndësishme është se ne iu ofrojmë bashkëpunim secilit, secilit politikan, qoftë në kuvend, qoftë shoqërisë cilive, çdokujt që është i gatshëm me kontribu për Skënderajn.

Unë nuk kam ftu për koalicon askënd, unë jam i hapur për bashkëpunim për interes të përgjithshëm, por për kalicion nuk kam nevojë se shumicën në kuvend e kam, kështu që nuk e kam problem me qeverisë në këtë drejtim”, tha Nura./Indeksonline/