Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura e Mergim Lushtaku, kanë mbledhur qytetarët e Drenasit në kuadër të parafushatës për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit. Në rrjetin social facebook, Nura ka shkruar se në mesin e qytetarëve të Drenasit ekziston entuziazëm i jashtëzakonshëm.

“Mobilizim i jashtzakonshëm në Drenas, qytetarët janë të vetëdijshëm se Partia Demokratike e Kosoves mbetet opsioni i vetëm i tyre për një të ardhme të sigurt!”, ka shkruar Nura në rrjetin social facebook.