Nënkryetari i Komunës së Skenderaj Fadil Nura ka pritur në takim një delegacion nga institucionet e landit Baden-Württenberg të Gjermanisë në krye me znj. Sigrid Roth Berlin, drejtoreshë e Zyrës Ndërkombëtare në Akademinë e e këtij landi.
Qëllimi i takimit ishte mundësia e bashkëpunimit në aftësimin e mëtejmë të mësimdhënësve të fushës së arsimit profesional.
Nënkryetari Nura më këtë rast është shprehur shumë i kënqur me prezencën e delegacionit gjerman në Skenderaj, duke theksuar edhe rëndësinë që ka ndihma në fushën e aftësimit profesional për Skenderajn. Ai i informi mysafirët për punën që po bënë Qendra e Kompetencës në Skenderaj në aftësimin profesional të të rinjve dhe interesimin në rritje të nxënësve për t’u aftësuar në këtë institucion.
Nënkryetari Nura bashkë me delegacionin gjerman kanë vizituar Qendrën e Kometencës ku mysafirët janë informuar me punën profesionale dhe profilet e përgatitjes që ofron ky institucion.
Delegacioni i ekspertëve gjerman në fushën e aftësimit professional që ka vizituar Skenderajn është shoqëruar edhe nga deputetja Ganimet Musliu dhe Konsulli i Kosovës në Shtutgart z. Besnik Miftaraj.
Vizita e delegacionit të ekspertëve gjermanë në fushën e aftësimit profesiona dhe takimet e realizuara në Skenderaj, janë realizuar në kuadër të një vizite të këtij delegacione në Kosovë për të parë dhe diskutuar mundësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit në aftësimin e mëtejmë të mësimdhënësve të arsimit profesional. /Drenica Press/