Fadil Maloku: Ja turpi dhe marria e disa “Komandantëve” të Bllacës!

Në një postim në facebook ka reaguar Prof. Dr. Fadil Maloku për garën që po e bëjnë ish pjesëtaret dhe pjesëmarrësit e UÇK-së. Ai në ketë postim flet për sjelljet absurde dhe paradoksale që çon një mesazh shumë të keq për qytetarët, se edhe në luftë paskan bërë hile…  dhe se aty (disa pre këtyre matrapazëve) paskan qenë aksidentalisht. Ai e quan turp të madh futjen në listë të njerëzve të politikës dhe biznesmenëve dhe familjar komandantësh pa qenë fare në luftë. Po ashtu është e turpshme që njerëz si molla të bëhen invalid të luftës.
Po ashtu cek se të hysh në garë me ata që kanë humbur gjymtyrët, pasurinë, jetën për idealin e lirisë është kulmi i paturpësisë.
Postimi i plot i Prof.dr.Fadil Malokut
  1. Është absurde gara për të fituar statusin e veteranit, pjesëtarit apo pjesëmarrësit të UCK-së, pa qenë fare të tillë! Është absurde dhe paradoksale edhe për arsye se sjellja e tillë indolente çon një mesazh shumë të keq për qytetarë..se edhe në luftë paskan bërë hile…! 2. Është gjithashtu turp i madhë futja në lista e njerëzëve të politikës, biznismenëve, e familjarë komandantësh pa qenë fare në luftë! Edhe më absurde dhe më e turpshme është shpallja e njerëzëve si molla(!)invalid të luftës! Të hysh në konkurrencë me njerëz që kanë humb gjymtyrë, pasuri e edhe jetën për idealin e lirisë është kulmi i paturpësisë! Apo edhe më keq; t’i fusish në lista akrabat, miqët, klientelistët, në cilësinë e vendimarrësit(lexo;komandantit!), kur dihet botërisht se të njejtit as me një gjygym uji s’i kanë kontribu luftës së 99-tës! 3.Kjo dëshmon paradoksin e keqinterpretimit të qëllimshëm të një soji të mentalitetit tonë social për situatën dhe atmosferën historike, siq ishte ajo e vitit 1999, ngase, sikur të ishin gjithë këta “pjesëmarrës”, “invalid”, e “luftëtarë” të sakrifikuar për lirine e Kosoves, jam shumë i bindur që s’do kishim nevojë fare për NATO-n! 4.Si mund të spjegohet që sakrifikuesit e vërtetë(të vdekurit, të sakatosurit, të traumatizuarit) kundruall matrapazëve të mos mund të “dëshmonjnë” sakrificën e tyre sublime! Sakrifikuesit të jenë më të prirur të bëjnë vetëvrasje (nga zhgënjimi i komandantë të Bllacës!), kurse matrapazët të notojnë në luks! Kjo s’mund të shquhet me turp, por, marri! 5.Është marri, edhe për një fakt të thjeshtë se; Kjo kategori e maskarenjëve(që u hynë në hak atyre që vërtetë pësuan në vitin 1999) sot po mundohet ta personifikoj, identifikoj, madje edhe ta legjitimoj (!) frymën e qytetarisë dhe lirisë përmes pushtetit të korruptuar! Thuase, as demokracia, as liria e as shteti s’mund të ndërtohet e pale edhe të imagjinohet pa ta
- Advertisement -

MË TË FUNDIT