Fadil Geci riorganizon degën e LDK-së në Skenderaj

 

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përkatësisht dega e saj në Skenderaj, tashmë një kohë nuk i ka thirrur anëtarët e kryesisë për takim dhe nuk janë mbajtur asnjëherë zgjedhje.
Lidhur me këtë, ka reaguar Fadil Geci, i cili ka thënë se në LDK-në e Skenderajt nuk janë mbajtur asnjëherë zgjedhje, sepse nuk ekziston një njeri i tillë për t`i organizuar ato.
“Isa Fejzullahu i ashtuquajtur kryetar i Kryesisë, nuk ka mbajtur kurrë mbledhje të LDK-së, kurse unë me disa anëtarë tjerë kemi dal në terren dhe kemi pa që Drenica po e kërkon forcimin e LDK-së”, ka thënë Geci për Indeksonline.
Ai ka thënë se në Skenderaj, LDK-ja nuk ka mbajtur mbledhje që tetë vjet.
“Qe 8 vjet vetëm një grup vullnetar 5-6 vet kanë mbajt zgjedhje, nuk ka pas asnjëherë organizim në zgjedhje dhe nuk ka as sot”, ka thënë ai.
Geci ka thënë se ai me anëtarët tjerë po e shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për t`i zhvilluar mbledhjet si kryesi.
“Ne po e shfrytëzojmë të drejtën juridike dhe rregulloren e statutin e LDK-së për t`i mbajtur mbledhjet”, ka shtuar Geci.
Ai ka thënë për Indeksonline, se pritet që para 15 majit të mbahet mbledhja e kryesisë, ku do të marrin pjesë edhe anëtarë të kryesisë qendrore të LDK-së në Prishtinë.
Për këta të fundit, Geci ka thënë se i ka njoftuar për zhvillimet e fundit dhe se ata nuk janë aspak të kënaqur me mos mbajtjen e mbledhjeve në këtë rajon.
“I kemi informuar anëtarët e kryesisë në Prishtinë. Ata nuk janë shprehur aspak të kënaqur me atë se në Skenderaj nuk janë mbajtur zgjedhje për kaq kohë të gjatë. Kur të mbahet mbledhja e kryesisë në Skenderaj, do të marrin pjesë edhe ata”, ka thënë Geci.
Ndryshe, Geci ka shtuar se ai me anëtarët e tjerë të kryesisë së LDK-së në Skenderaj, kanë për qëllim forcimin e LDK-së dhe shtrirjen e saj në Drenicë deri në fitimin e zgjedhjeve që do të vijnë më pas./Indeksonline/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT