Facebooku lehtëson konfirmimin e emrit

Facebooku ka njoftuar se është duke planifikuar që të bëjë ndryshime të vogla në politikën e saj për emrat e vërtetë, si përgjigje për disa grupe që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre gjatë konfirmimit për emrin e vërtetë.

Kompania do t’i lejojë përdoruesit që shpjegojnë më gjerësisht vërtetësinë e emrit që duan të përdorin, shkruan Tech Times, transmeton Koha.net.

“Duam që të zvogëlojmë numrin e njerëzve që u kërkohet të verifikojnë emrin e tyre në Facebook, përderisa janë duke e përdorur emrin me anë të së cilit e njohin njerëzit. Duam që t’ua lehtësojmë njerëzve që të konfirmojnë emrin e tyre, nëse është e nevojshme”, ka thënë Alex Schultz, zëvendës president i Facebookut.

Këto modifikime të reja do t’u ofrojnë përdoruesve mundësinë për t’i shpjegojnë Facebookut emrin që e zgjedhin. Ndërsa Facebooku do të kerkojë nga ata përdorues, të cilët raportojnë për emra të dyshuar fals, që të vërtetojnë pretendimet e veta.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT