Facebook prezanton Internet.org Platform!

Facebook ka paralajmëruar lansimin e një projekti të ri të quajtur Internet.org Platform që ka për qëllim të lidhë përdoruesit mobil në vendet në zhvillim dhe t’ua mundësojë zhvilluesve të krijojnë aplikacione dhe shërbime mbi platformën e internet.org.

Facebook ka ofruar më parë platformën vetëm për disa partnerë dhe tani e ka hapur atë për çdo zhvillues që dëshiron ta provojë atë.

Platforma Internet.org është gjithashtu një përpjekje nga Facebook për të luftuar kritikat që i janë adresuar lidhur me shërbimin Internet.org.

Iniciativa e njohur si Internet.org filloi në vitin 2013 me qëllim kryesor të të lidhjes së pesë miliardë përdoruesve të ardhshme në internet, nga e gjithë bota.

Facebook nuk ishte e vetme në këtë projekt, pasiqë kompani të tjera të mëdha si Microsoft, Samsung, dhe të tjerët i ka në bord.
Internet.org është e hapur për çdo zhvillues si palës e tretë, por ka udhëzime strikte se si platforma duhet përdorur.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT