Facebook me asistent personal të vetin

Asistentëve virtual si Cortana, Google Now, Siri dhe Echo do t’iu shtohet një rival i ri, pasi Facebook po teston një asistent të vetin virtual, që do të quhet “Moneypenny”.

Sipas një raporti nga “The Information”, që citon burime të afërta me kompaninë, Facebook do të përdorë asistentin “Moneypenny” si mjet ndihmës brenda platformës së saj popullore Messenger. Nga aty, përdoruesit do të mund ta përdorin këtë veçori për të bërë kërkime dhe për të blerë në internet. Ai do t’ju ndihmojë gjithashtu të kryeni veprime të ndryshme.

Vetëm kaq informacione dimë për momentin rreth këtij shërbimi të ri. Facebook njihet për eksperimentimin e veçorive të reja, që nuk do të thotë se medoemos do të bëhet realitet. Koncepti i tij duket i ngjashëm me një aplikacion tjetër, i quajtur “Jelly”, që ju lejon të pyesni njerëz të vërtetë për probleme të ndryshme që hasni në rrjetin social. /krokodili/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT