Facebook i jep përparësi gjinisë femërore

    Facebook ka bërë disa ndryshime tek ikonat e saj, duke i dhënë më shumë përparësi gjinisë femërore. Ikona e Miqve dhe Grupeve më parë kishte siluetën e femrës në sfond. Tani, mashkulli dhe femra tek ikona e miqve janë vendosur krahë për krahu, ndërsa tek ikona e grupeve është gruaja që ka më shumë përparësi.

    Ikona e Grupeve ka ndryshuar më shumë; më parë ishin dy siluetat e mashkullit dhe një të femrës, ku njëri mashkull është në qendër. Ikona e re ka siluetën e femrës në fillim dhe dy meshkujt pas.

    Facebook ka bërë këtë ndryshim për të treguar barazinë gjinore mes mashkullit dhe femrës. Ky ndryshim i ri mund të vërehet vetëm tek pajisjet mobile dhe jo tek versioni për desktop. Facebook ndryshoi para disa ditësh edhe logon e saj. /krokodili/