Facebook e bën më të lehtë komunikimin me jo-miqtë tuaj!

    Bisedat me të huajt në Facebook tashmë do të jenë më të lehta. Rrjeti social është duke lançuar një opsion të ri për Messenger të quajtur Message Requests, që e bën më të lehtë për njerëzit që të marrin (ose injorojnë) mesazhe nga njerëz që nuk janë miq me ta.

    12185455_10156280059890195_747446120843886788_o

    Më parë, mesazhet që dërgoheshin nga njerëz që nuk ishin miq (ose miqtë e miqve) automatikisht vendoseshin tek mesazhet “Other” në inbox, një seksion i ndarë brenda mesazheve të zakonshme. Mesazhet mund të humbnin lehtësisht, pasi përdoruesi nuk merrte njoftim se kur i vinte ky mesazh. (Përdoruesit gjithashtu kishte mundësi të paguanin $ 1 për ta anashkaluar seksionin “Other”.)/TechSot.Al/