Facebook vazhdon të na surprizojë me idetë e saj për aplikacionet në pajisjet mobile. Kompania solli para disa muajsh veçorinë “Voice Calls” tek aplikacioni i saj Messenger, duke sfiduar kështu aplikacione të ngjashme me të, si Skype. Tani kompania po teston një tjetër aplikacion, i quajtur Phone, me të cilin do të rivalizojë aplikacionin Truecaller.
Ky aplikacion do të shfaqë informacione mbi telefonuesin dhe do të bllokojë automatikisht telefonatat e padëshirueshme. Emri i aplikacionit, Phone, tregon se aplikacioni mund të integrojë kontaktet në telefon me llogaritë e Facebook-ut, sic raporton krokodili.al
Nuk kemi ndonjë informacion se kur mund të bëhet zyrtar ky aplikacion. Kompania mund ta prezantojë atë në Konferencën e përvitshme F8, që do të organizohet më 25 mars 2015.
- Advertisement -