Fabrika e panxhar sheqerit do të punësoj 400 punëtor!

Komuna e Skenderajt dhe kompania britanike DARKSTAR kanë nënshkruan Marrëveshje në vlerë 27 milion euro për investime në Skenderaj.

Marrëveshja e nënshkruar sot nga DT Holding DARSTAR nga Londra dhe Komuna e Skenderajt do të përfshijë ndërtimin e Fabrikës së Sheqerit në fshatin Dashec ku do të punësohen rreth 400 punëtorë. Ndërtimi i kësaj fabrike pritet të përfundoi Brenda dy vjetësh, kurse vlera fillestare e investimeve do të jëtë 27 milion euro, ndërsa ajo përdundimtare kap shifrën rreth 70 milion euro, ka bërë të ditur zëdhësni i komunës së Skenderajt, Hajriz Koci.

Marrëveshja në emër të kompanisë DT Holding DARSTAR u nënshkrua nga Wiliam Tebbit, ndërsa në emër të komunës së Skenderajt nga Nënkryetari Fadil Nura. Më këtë rast të dyja palët shprehen kënaqësinë e bashkëpunimit, duke theksuar gatishmërinë për vazhdim të tij.

Nënkryetari Nura u premtoi mysafirëve nga Londra se Komuna e Skenderajt do të krijoi lehtësira në proceduara si dhe do të ofrojë kushte të favorshme për investime të huaja në Skenderaj. Ai u shpreh shumë i kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme, pasi sipas tij ky investim do të ketë ndikim të 400 famijlet e të punësuarve në të ardhmen si dhe të 4000 deri në 5000 ekonomi familjare të cilat do të përkrahen për kultivimin e panxharsheqerit në të ardhmen.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT