F1, përplasja Hamilton-Rosberg (video)

Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg niseshin nga vendi i parë dhe i dytë në Çmimin e Madh të Spanjës, por që në xhiron e parë Hamiltoni mori përpara shokun e skuadrës, duke bërë që të dyja makinat Mercedes të mbyllnin garën që në kthesat e para.

Rosberg e kishte parakaluar Hamiltonin në nisje dhe në kthesën e dytë anglezi kërkoi të rifitonte pozicionin, por doli në bar, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me gjermanin.

Niki Lauda u shpreh para mediave se fajin e kishte Hamiltoni: “Më shumë fajësoj Hamiltonin sesa Rosbergun. Ajo që ndodhi, me dy makinat jashtë që në fillim të një gare të rëndësishme si kjo, është e papranueshme për skuadrën”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT