EXIT POLL-i i parë për zgjedhjet në Shqipëri

Exit Poll-ët e para nxjerrin Partinë Socialiste të parën në zgjedhjet e sapopërfunduara.

E nisur nga një sondazh i kryer para disa ditës, Eduard Zaloshnja bëri një përllogaritje të rezultatit dhe mandateve që merr PS në këto zgjedhje. Sipas tij, probabiliteti më i lartë është që PS të marrë 71 mandate.“Në bazë të të dhënave, unë ndërtova kurbën e probabiliteti të mandateve të PS-së. Pika më e lartë është 71 mandate. 72 ka më pak mundësi dhe 73 thuajse zero. E njëjta gjë edhe për 70, 69, ndërsa për 68 mandate probabiliteti është thuajse zero”, tha ai.

Gjithnjë sipas këtyre të dhënave të ngritura nga sondazhet, Arjan Vasjari tha se shifrat tregojnë se ka një rritje të numrit të mandateve nga PS, por mbetet për t’u parë se kush ka ulje mes PD dhe LSI-së.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT