Europa League, Interi dhe Ajax pësojnë humbje

 

Interi ka pësuar humbje në rundin e 1/16 të finaleve të Europa League. Interi u dorëzua para Wolsfurgut duke pësuar 3-1 dhe duke komplikuar sfidën e kthimit pas një jave në San Siro.
Interi e nisi mirë takimin duke shënuar pas vetëm 6 minutave lojë, pasi dyshja argjentinase Palacio-Icardi bashkëpunuan për mrekulli dhe Palacio shënoi për 0-1.
Gjermanët barazuan pas një gjysmë ore lojë me kapitenin Naldo.
E fitoren vendasve ia solli talenti Kevin de Bruyne që shënoi dy gola. Të parin në minutën e 63-të dhe të dytin në minutën e 76-të.
Humbje ka pësuar edhe Ajax, që është mposhtur nga skuadra ukrainase Dnipro me rezultat 1-0.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT