Viola von Cramon, deputetja gjermane në Parlamentin Evropian ka kërkuar të sqarohet se kush do t’i udhëheq bisedimet e Kosovës me Serbinë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Von Cramon ka pyetur se kush do të jetë në krye të negociatave në dialogun me Serbin, përcjell Gazeta Insajderi.

“Kush mundet të ma sqarojë çfarë do të thotë? Kush nga Kosova është në krye të negociatave në dialogun me Serbinë? Mendova se sipas Kushtetutës duhet të jetë kryeministri? A nuk e paraqiti vet ai dje këtë te ekipi i tij?”, ka shkruar Von Cramon.

Ky reagim i eurodeputetes ka ardh pasi që kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do të jetë kryenegociator në dialogun me Serbinë.

Por në një faqe të planprogramit qeverisë së tij theksohet se “palë negociuese në dialog do të jetë Qeveria, e cila i përgjigjet Kuvendit, ndërkaq presidenti e përfaqëson vendin në bazë të kompetencave kushtetuese”./Insajderi.org