Trajneri i Rusisë, Leonid Slutsky ka ofruar dorëheqje nga posti i selektorit të Rusisë, pas rezultateve të dobëta në “Euro 2016”.
Rusia grumbulloi vetëm një pikë në Grupin B duke u eliminuar nga gara. Kurse, Slutsky beson se duhet të zëvendësohet në detyrë para Kampionatit botëror 2018 ku Rusia do të jetë nikoqire.
Rusia në tri ndeshjet e Grupit B, ka marr vetëm një barazim ndaj Anglisë, duke pësuar humbje nga Slovakia dhe Uellsi.
Slutsky nuk do të mbetet pa punë, pasi ai është trajner i CSKA Moskës, dhe te Rusia ka qenë i angazhaur vetëm deri në përfundim të EURO 2016./Drenicapress.info/
- Advertisement -