EULEX-i ia hedh topin vendorëve: Operacioni i djeshëm, gabim i institucioneve kosovare

EULEX-i të enjten përmes një komunikate për media ka sqaruar çështjen e operacionit për arrestimin e një personi, i cili tashmë ishte duke vuajtur dënimin.

Lexoni të plotë kumtesën e EULEX-it:

“Përkitazi me lajmin e djeshëm lidhur me urdhër arrestin e lëshuar nga një gjyqtar ndërkombëtar për një person i cili tashmë gjendej në burg, EULEX-i e konsideron çështjen të jetë kompetencë e institucioneve relevante të Kosovës.

Personi në fjalë është paraqitur në institucionin përkatës, por ky institucion nuk ia ka përcjellë komunikimin gjykatës. Ky incident paraqet një gabim teknik brenda institucioneve përkatëse, i cili duhet të adresohet me kohë, për të përmirësuar efikasitetin e administrimit të drejtësisë në Kosovë.

EULEX-i është, si gjithmonë, në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, për të përmirësuar kualitetin e administrimit të drejtësisë në Kosovë”. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT