Eskalon situata, përplasen Berisha dhe Rama: ‘O burracak, o i pafytyrë’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u konfrontua me kryeministrin Edi Rama në seancën e sotme plenare.

Në Kuvend po diskutohej rezoluta për Kosovën dhe pasi kreu i qeverisë akuzoi Partinë Demokratike se “është gati për t’i ngulur thikën Kosovës”, Sali Berisha iu drejtua foltores.

Por, përpara se të niste replikën, Berisha u drejtua nga Rama me fjalët “burracak” dhe i “pafytyrë”.

Punonjësit e sigurisë ndërhynë për të mos lënë situatën të përshkallëzohej.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT