Erdogan:Nuk lejojmë kurrë krijimin e një shteti në veri të Sirisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka dhënë mesazhe të ashpra në lidhje me zhvillimet në kufirin me Sirinë, duke thënë se duhet ta dinë të gjithë që Turqia nuk do të lejojë kurrë krijimin e një shteti në veri të Sirisë, transmeton televizioni turk.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka dhënë mesazhe të ashpra në lidhje me zhvillimet në kufirin me Sirinë.

“I bëj të ditur popullit tim dhe të gjithë botës. Nuk do të lejojmë kurrë krijimin e një shteti në veri të Sirisë. Dua që kjo të dihet mirë. Cilado që të jetë kostoja, ne do ta vazhdojmë përpjekjen tonë në lidhje me këtë çështje. Ne nuk mund të heshtim përballë ndryshimit të përbërjes demografike në rajon”, theksoi Erdogan.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT