Erdogan: Vëllimi tregtar mes dy vendeve do të jetë 1 mld dollarë

Presidenti turk, Erdogan, gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin Nishani theksoi se është me rëndësi që Turqia dhe Shqipëria të kryejnë sa më parë marrëveshje për bashkimet doganore. Ai tha se kërkon që vëllimi tregtar mes dy vendeve të arrijë në 1 miliard dollarë.
Gjithashtu, Erdogan u shpreh i lumtur me mikpritjen shqiptare dhe tha se në Shqipëri ndihej si në shtëpinë e tij. Presidenti turk theksoi se Turqia do ta mbështesë Shqipërinë ushtarakisht dhe në proceset integruese.

“Ne si vend i ANTO-s ndërmorëm një mision të rëndësishëm për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe sot të dy vendet janë në NATO.

Jemi së bashku dhe vazhdojmë rrugën tonë në fushën ushtarake.  Edhe në fushën politike jemi së bashku në institucionet ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin.

Ky solidaritet mes Turqisë dhe Shqipërisë është tepër i rëndësishëm. Ne ndjekim me kënaqësi procesin e Shqipërisë për të arritur sa më parë në Bashkimin Evropian.

Kjo do të jenë hove për Shqipërinë, si një vend i bashkimit doganor mendoj se edhe marrëdheniet tregtare mes dy vendeve duhet të zhvillohen me shpejtësi. Këshilla ime, vëllimi tregtar të jetë 1 miliardë dollarë”, u shpreh Erdogan.

12:05 – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në Tiranë me eskortën e tij. Ndalesa e tij e parë ka qenë presidenca shqiptare, ku është pritur nga homologu Bujar Nishani, me një ceremoni speciale të përgatitur enkas për të.

 

 

07:58 – Sot do të mbërrijë në Tiranë për një vizitë zyrtare presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit.
Agjenda e tij nis me takimin me Presidentin e Republikës Bujar Nishanin, në orën 11:30, ndërsa në orën 13:40 ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Në orën 14:00 kreu i shtetit turk do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Në 14:30 është parashikuar një konferencë e përbashkët mes tyre.

Agjenda e tij e takimeve me krerët politikë do të mbyllet me takimin që do të ketë me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, në orën 16:30.

Erdogan shoqërohet në këtë vizitë nga një ekip prej 120 biznesmenësh të fuqishëm. Gjithashtu ai do të ketë edhe një takim jashtë agjendës politike me përfaqësuesit e bizneseve në Shqipëri.

Ai do të largohet nga Shqipëria në orën 22:30.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT