Erdogan: Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO, s’kemi nevojë të marrim leje nga askush

Presidenti turk Recep Tayipp Erdogan ka thënë se Turqia do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Erdogan deklaroi se s’kanë nevojë që të marrin leje nga askush për ta bërë një gjë të tillë.

Ai theksoi se ashtu siç i kanë marrë menjëherë hapat për ta njohur Kosovën si shtet, ashtu do të veprojnë edhe me rastin e aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në NATO.

“Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shohim asnjë gjë që nuk shkon këtu, për ta mbështetur procesin e Kosovës. Nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO. Siç i kemi marrë mandat për njohjen e Kosovës ashtu do të marrim hapa edhe për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Erdogan, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo deklaratë e Erdogan erdhi pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani i kërkoi atij përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Osmani tha se Kosova duhet anëtarësuar në NATO ku Turqia ka një rol të madh dhe për këtë ka falënderuar Erdoganin për përkrahjen.

“Në kuadër të NATO-s, Turqia mund të bëjë shumë. Lidhjet tona janë të thella dhe mbi këtë bazë do të punojmë, në veçanti në fushën e sigurisë, si dhe në shumë fusha të tjera ku s’e kemi ende potencialin e plotë”.

Erdogan ka thënë se Turqia është i interesuar që partneriteti në mes të Kosovës dhe Turqisë të vazhdojë edhe më tutje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT