Erdogan nesër në Tiranë

Vizita e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Tiranë ditën e nesërme ka bërë që Policia e Shtetit të marrë disa masa, duke bllokuar edhe disa rrugë për arsye sigurie duke porositur drejtuesit e mjeteve që t’i evitojnë ato.

Kështu Policia Rrugore e Tiranës, njofton se nesër do të ketë devijime dhe bllokime të pjesshme, të disa rrugëve urbane dhe inter-urbane në Kryeqytetin e Tiranës.

Konkretisht duke filluar nga ora 09:45 deri në orën 22:30 në vendin e quajtur “Qafa e Kasharit” në aksin rrugor “Tiranë-­Durrës”, në të dy anët e saj, në “Sheshin Shqiponja”, “Rrugën e Durrësit”, rrugën “George Bush”, Sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT