Erdogan në Bosnjë, pritet nga mijëra njerëz (VIDEO)

Rreth 20 mijë turq nga Evropa u mblodhën para dhe në sallën “Juan Antonio Samaranch – Zetra” në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, për të pritur Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan sot mbërriti për një vizitë pune në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa është planifikuar edhe një adresim i tij, ku do të mbahet Kongresi i gjashtë i Unionit Evropian të Demokratëve Turq.

Presidenti turk u takua me kryesuesin e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbetgoviq dhe gjatë ditës do të nderohet me doktoratë nderi nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT