Erdogan mbërrin nesër në Tiranë me 100 biznesmenë turq

 

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë nesër Tiranën, ku do të mbahet një tryezë me biznesin.
Presidenti turk do të shoqërohet në këtë vizitë, nga një grup biznesmenësh turq, që pritet të jenë mbi 100 dhe që do të vlerësojnë mundësitë e investimeve në vendin tonë.
Agjenda e Presidentit Erodgan do të nisë me takimin me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, në orën 11:30, ndërsa në orën 13:40 pritet konferenca e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.
Në orën 14:00 Erdogan do të takohet me kryeministrin Edi Rama, dhe më pas, agjenda e Presidentit turk vijon me takimin me kryeparlamentarin Ilir Meta, në orën 16:30.
Vizita e kryeministrit turk vjen pas asaj të homologut shqiptar Edi Rama, i cili mori pjesë në një forum biznesi në Stamboll, ku ftoi investitorët turq të investojnë në Shqipëri, në 5 sektorë prioritarë, energjia, nafta, mineralet, turizmi dhe bujqësia.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT