Erdogan: Duam një gjeneratë e cila do ec në rrugën e pejgamberit tonë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka kritikuar disa përfaqësues të opozitës të cilët kritikojnë vlerat fetare të Turqisë. Ai tha: “Disa prej tyre provokojnë Kurani, sunetin dhe udhëzimin. Këtë e bëjnë duke u mbështetur në demokraci dhe liri. Mirëpo, jam i sigurt se populli ynë do t’u jap mësimin e duhur në momentet adekuate.”
Ai komentoi edhe komentet e disa opozitarëve për ezanin, duke thënë: “Ka njerëz që i shqetëson ezani në Turqi, nuk ka dyshim se vendi më i duhur për t’iu kundërpërgjigjur këtyre është kutia e votimit.”
Ai më tej shtoi: “Ne nuk duam që rinia jonë të ec rrugëve me koktej molotovi dhe thika. Ne duam respektin dhe dashurinë, duam një gjeneratë e cila do të hapëroj në rrugën e të dashurit tonë, Muhamedit a.s./Islampress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT