Epopeja e UÇK-së sante feston natën e zjarrëve

Manifestimit të Epopesë së UÇK-së  për këtë vit po i vije fundi, edhe ky vit pothuajse si gjithë vitet e kaluara ishte i mbushur me aktivitet të ndryshme, me vizita qoftë nga përfaqësues të skenës politike, intelektual, artistë, njerëz të thjesht të cilët vizituan kompleksin memorial “Adem Jasahri”, bënë homazhe si pranë varrezave në Prekazin legjendar, ashtu edhe me gjerë.
U mbajt Akademia përkujtimore për nderë të veprës heroike të komandantit legjendar “Adem Jashari” ku morën pjesë familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtar si dhe shumë përfaqësues politik të subjekteve të ndryshme politike.
Ndërsa sonte, në ditën e tretë dhe të fundit të manifestimit të Epopesë së UÇK-së  duke filluar nga ora 17:45 do të bëhet ndezja e flakadanëve në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz, për të vazhduar më tej me programin kulturoro- artistik nga ora 18:00, në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Edhe këtij manifestim, si atyre të mëparshme po i vije fundi deri në marsi e ardhëm. Vepra dhe sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari si dhe e gjithë bashkëluftëtarëve të lirisë do të mbesin përherë në historinë dhe zemrat e shqiptarëve anë e kënd botës. /DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT