Epopeja e UÇK-s, i bën bashkë dy komunat e Drenicës, mbajnë mbledhje të përbashkët në Drenas ( FOTO)

Dy kuvendet komunale të Drenasit dhe Skenderajt, kanë mbajtur seancë të përbashkët solemne me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të sakrificës së Jasharëve me 5, 6 e 7 mars të vitir 1998, përcjellë Drenica Press.
Seancën e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Milaim Hajdari, i cili foli për luftën e Jasharëve, 24 vite më parë, rënia e të cilëve solli lirinë e Kosovës.
Ai tha se u janë mirënjohës përjetësisht të rënëve të Jasharëve.
Në një fjalë rasti është paraqitur edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
Ai ndër tjera tha:
“Qëndresa e familjes Jashari me 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 është rast i rrallë. Ata treguan vlerën që ka liria për popullin tonë dhe këtë tokë, të larë me gjakun e të gjithë dëshmorëve, martirëve dhe të tjerëve që ranë në mbrojtje të nderit dhe kombit.
Adem Jashari.
Ky emër që përfaqëson trimërinë dhe manifeston cilësitë e një kryekomandanti vizionar e strateg.
Ai, së bashku me anëtarët tjerë të familjes, hoqën frikën e shqiptarëve, në rrugën e gjatë të lirisë.
Mobilizimi gjithë popullor do të nis pas asaj që ndodhi me 5,6 e 7 mars të vitit 1998.
Shqiptarët e Kosovës tashmë ishin një. Radhët e Ushtrisë Clirimtare sa vijnë e shtoheshin. Të gjithë kishin një synim – lirinë e Kosovës, pa marrë parasysh çmimin që duhej paguar.
Lajmi për rënien e Adem Jasharit, në mënyrën më heroike të mundshme, kishte prekur shpirtin e cdo shqipari liridashës. Ai kishte reflektuar me një dhembje të pakrahasueshme kudo te shqiptarët.
Që të shndërrohesh në simbol shpirtëror e kombëtar, duhet të plotësohen dy kushte themelore.
Kushti i parë është që duhet që të kesh kryer një varg aksionesh lufte të suksesshme e të njëpasnjëshme drejt ëndrrës kombëtare dhe të kesh një numër të madh grumbullimesh, pa e humbur asimetrinë optimale, sikundër ndodhi me Skëndërbeun.
Dhe së dyti, mundet të shndërrohesh në simbol shpirtëror e kombëtar edhe me një akt të vetëm heroik, ku përmasat e atij akti të jenë sa shumëzorja e shumë luftimeve apo betejave luftarake.
Akti i familjes së Adem Jasharit ishte i tillë, pasi ai shkaktoi një turbullirë në nivele botërore”.
“Duke nderuar të kaluarën tonë, duke respektuar gjakun e derdhur për lirinë e vendit tonë, duke kujtuar vuajtjet e popullit shqiptar,
Lavdi Adem Jasharit!
Lavdi trimave dhe heronjve të familjes Jashari!
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës!”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT