Enver Hoxhaj zgjedhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kjo vjen pas dorëheqjes së nënkryetarit të Kuvendit, Bedri Hamza, pasi u zgjodh kryetar i komunës së Mitrovicës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i cili e ka propozuar Hoxhajn për këtë pozitë tha që sipas rregullores PDK-së i takon një na pozitat e nënkryetarëve.

“Kjo pozitë i takon subjektit tonë PDK-së dhe në emër të grupit tonë parlamentar propozoj deputetin Enver Hoxhaj që të jetë nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së”, tha Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit.